Ndryshimet ligjore, ministrja Denaj: Rregullojmë procesin e regjistrimit të farave të importit

Data

Miratimi i projektligjit “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor” sjell përfitime të prekshme për fermerët dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur dje se ky projektligj rregullon procesin e regjistrimit të farave të importit, lehtëson regjistrimin e varieteteve të reja të farave në Katalogun Kombëtar, ul kostot për fermerët dhe garanton fuqinë mbirëse të materialit mbjellës shumëzues bimor në treg.

“Projektligji garanton sigurinë e cilësisë së materialit mbjellës dhe shumëzues bimor për mbështetjen e prodhimit bujqësor”, theksoi ajo. Materiali mbjellës dhe shumëzues bimor është grupi më i rëndësishëm i inputeve bujqësore dhe me një shumëllojshmëri varietetesh, kultivarësh dhe biotipesh, me ndikim të drejtpërdrejtë në prodhimtarinë e cilësinë e prodhimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related