Projektligji për faljen e gjobave, sjell kaos në Kuvend! Garda rrethon foltoren

Data

Projektligji propozuar nga PS për faljen e gjobave, ka shkaktur kaos në Kuvend. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali informoi në Kuvend se propozimi ishte depozituar nga 35 deputetë të Partisë Socialiste, ndërsa ligjvënësit demokratë kërkuar që të lexonin projekligjin.

U duk ashiqare që ato fletët e bardha që kishe ti atje, paçavure ishin fletë të bardha me firma dhe nuk kishte asnjë projekligj atje.

I sillini këtu në minutë të fundit dhe kërkoni shqyrtim përse nuk e bëni ndryshe, i votojmë sot dhe na i sillni javës tjetër për t’i shqyrtuar”, tha deputeti i PD-së, Bledjon Nallbati.

Por, Elisa Spiropali i ndërpreu fjalën, ndërsa ligjvënësit demokratë iu drejtuan foltores që u rrethua për pak minuta nga Garda.

Kaluam nga ajo pikë e rendit të ditës, nuk u votua këtu. Nuk është për procedurë. Z. Nallbati mos krijoni tensione artificiale”, tha kryeparlamentarja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related