Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një diskutim online për votën e Diasporës, ka shpjeguar se si do të veprohet me ata votues që nuk kanë një dokument biometrik. Celibashi tha se personat, brenda dhe jashtë vendit, që nuk posedojnë një dokument biometrik nuk mund të votojnë dot.
Kreu i KQZ bëri me dije se janë rreth 120 mijë votues në Diasporë që nuk mund të votojnë dot për këtë arsye. KQZ, tha Celibashi, nuk mund të ofrojë një zgjidhje për këtë kategori.
“Kategoria që ka një dokument jobiometrik, nuk mund të votojë për shkak të ligjit. Sipas ligjit shqiptar dokument identifikimi quhet pasaporta biometrike dhe letërnjoftimi biometrik. Çdo mjet identifikmi që është lëshuar para miratimit të ligjit nuk njihet. Ne si KQZ nuk mund të bëjmë diçka për të ofruar një zgjidhje për këtë kategori.
