PRISHEN PAZARET / Berisha i rikthen thirrjet për sheshin: pse protestat u shuan më 22 dhe pse qytetarët u lanë vetëm?

Data

Deklaratat e fundit të Sali Berisha për protesta “natë për natë” dhe rikthim të pandërprerë në shesh kanë rikthyer në vëmendje një kontradiktë të fortë politike që nuk ka kaluar pa u vënë re nga qytetarët.

Edhe përpara datës 22, Berisha kishte bërë thirrje të qarta se sheshi do të mbushej çdo natë dhe se protesta nuk do të braktisej deri në realizimin e qëllimeve politike. Megjithatë, në protestën e asaj date, sapo përfundoi fjalimin e tij, Berisha u largua nga sheshi, ndërsa edhe protestuesit u shpërndanë brenda pak minutash.

Ky veprim ngriti pikëpyetje të forta: pse u braktis sheshi?

Pse nuk u qëndrua, ashtu siç ishte premtuar?

Sot, me rikthimin e retorikës së fortë dhe thirrjeve për mobilizim të ri, mesazhi lexohet ndryshe nga një pjesë e opinionit publik. Sipas kritikëve, fakti që protestat e mëparshme u shuan menjëherë pas fjalimeve tregon se pas skenës politike kanë ekzistuar pazare të fshehta dhe marrëveshje që nuk përputhen me retorikën e zjarrtë në publik.

Në këtë kontekst, thirrja e re për t’u rikthyer në shesh shihet nga shumëkush si përpjekje për të rifituar besimin e humbur të qytetarëve, pas dyshimeve se protestat e kaluara u përdorën si mjet presioni dhe jo si aksion i vërtetë i qëndrueshëm.

Ndërkohë, qeveria dhe kryeministri Edi Rama nuk kanë reaguar drejtpërdrejt ndaj këtyre deklaratave, por klima politike mbetet e ndezur.

Mesazhi që po qarkullon në opinion është i qartë:

kur sheshi braktiset papritur, lind dyshimi se pazaret nuk janë prishur – por janë shtyrë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related