Gazment Bardhi ka reaguar pasi Gjykata e Posaçme e shpalli të pafajshëm për akuzat për shpifje nga KESH, pas denoncimeve të tij për abuzimin me 180 milionë e ministres së Infrstrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut, me shitblerjen e energjisë elektrike.
Bardhi tha se SPAK dhe GJKKO “shpallën se nuk ka asgjë të pavërtetë në deklaratën time publike se Belinda Balluku ka abuzuar plot 180 milion euro me aferën e shitblerjes së energjisë.”
