‘Do të bëhet kurban’, analisti: Rama ‘do hiqet nga priza’ para zgjedhjeve të 11 majit

Data

Analisti Genc Burimi deklaroi se kryeministri Edi Rama mund të detyrohet të largohet nga posti përpara zgjedhjeve të 11 majit.

Në një intervistë televizive, Burimi argumentoi se zhvillimet e fundit me hetimet ndaj zyrtarëve të lartë dhe ndërlidhjet ndërkombëtare mund ta vendosin Ramën në një pozitë të vështirë. Ai theksoi se lidhjet e afërta të kryeministrit me fondacionin Soros dhe zhvillimet në SHBA, ku pritet një rikthim i mundshëm i Donald Trump në pushtet, mund të sjellin pasoja për qeverinë shqiptare.

“Rama sot është në kampin e të humburve. Ai ka përdorur reformën në drejtësi si një mjet politik për të dobësuar opozitën, por situata po i kthehet mbrapsht. Nëse Trump rikthehet, ai është i vendosur t’i nxjerrë ujin e zi Sorosit dhe Rama mund të jetë një ndër figurat që do të bëhet kurban,” deklaroi Burimi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related