Takimi është konfirmuar gjithashtu nga ministri i jashtëm i Iranit, i cili tha se bisedimet do të ishin “të tërthorta”, por mund të jenë “po aq një mundësi aq edhe një provë. SHBA dhe Irani do të zhvillojnë “bisedime të drejtpërdrejta” mbi një marrëveshje të mundshme bërthamore të shtunën, ka thënë Donald Trump.
SHBA dhe Irani do të zhvillojnë “bisedime të drejtpërdrejta” mbi një marrëveshje të mundshme bërthamore të shtunën, ka thënë presidenti amerikan Donald Trump. Takimi është konfirmuar gjithashtu nga ministri i jashtëm i Iranit, i cili tha se bisedimet do të ishin “të tërthorta”, por mund të jenë “po aq një mundësi aq edhe një provë”. “Është sa një mundësi aq edhe një provë. Topi është në fushën e Amerikës”, shkroi në X Abbas Araqchi.
BE, përgjigje me dy hapa ndaj tarifave doganore të SHBA: Marrëveshje për barriera zero ose hakmarrje më e rëndë
Trump tha të hënën se diskutimet midis Uashingtonit dhe Teheranit do të ishin në “nivel shumë të lartë” dhe paralajmëroi se do të ishte një “ditë shumë e keqe për Iranin” nëse nuk arrihet marrëveshje, shkroi BBC. Muajin e kaluar, Trump ngriti perspektivën e veprimit ushtarak kundër Iranit pasi udhëheqësi i tij suprem Ayatollah Ali Khamenei refuzoi publikisht ofertën për bisedime të drejtpërdrejta .
