Lajçak ndryshon “destinacion”, ja posti i rëndësishëm që pritet të marrë

Data

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, aktualisht është duke bërë plane për një takim të ri të negociatorëve në Bruksel, por në të njëjtën kohë po punon edhe për një strategji për një vend të ri pune. Lajçak, sipas “Blic”, ka dëshirë të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së. “Lajçak aktualisht është duke ndërtuar një konsensus rreth pozitës së re, Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së. Rusia ka disa kohë që bllokon miratimin e buxhetit dhe emërimet në OSBE dhe po e paralizon organizatën. Ndoshta rusët do ta pranojnë, sepse është student i “tyre”, studimet i ka mbaruar në Moskë.

Ndoshta do të jetë një kompromis”, ka thënë për “Blic” një bashkëbisedues i mirëinformuar nga burime diplomatike. Fillimisht u njoftua se Lajçak do të ishte ambasador i BE-së në Zvicër, por më pas edhe se nuk do të shkojë për, siç u paralajmërua, “rrethanat personale të paparashikuara”. Lajçak do të qëndrojë në postin aktual të të dërguarit special të BE-së deri më 31 janar të vitit të ardhshëm , sipas vendimit të Këshillit të BE-së. Kjo përkon në një masë të mirë me Helga Schmidt, mandati katërvjeçar i së cilës si Sekretare e Përgjithshme e OSBE-së përfundon në fund të këtij viti.

Branka Latinoviç, ish-shefe e misionit serb në OSBE, thotë se nuk ka asnjë pengesë procedurale që emri i tij të jetë në mesin e kandidatëve. “Malta është vendi kryesues dhe së fundmi njoftoi se nuk ka marrëveshje për kandidatin për Sekretarin e ri të Përgjithshëm dhe se konsultimet do të vazhdojnë. Kryetari gjithmonë ka të drejtë të zgjasë afatin dhe të lejojë paraqitjen e një kandidati të ri, duke qenë se të tanishmit nuk i plotësojnë kushtet për zgjedhje”, thotë Latinoviç.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related