Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka mbajtur një fjalim mobilizues në Kuvendin Kombëtar të PD-së, duke deklaruar se opozita ndodhet përballë një momenti vendimtar për të ardhmen e vendit. Ai theksoi se ky nuk është një kuvend rutinë, por një takim që diktohet nga nevoja për ndryshim politik dhe rikthimin e besimit te qytetarët.
Boçi vlerësoi rolin e Sali Berishës në historinë e Partisë Demokratike dhe të demokracisë shqiptare, ndërsa u bëri thirrje demokratëve të nisin një marshim të ri për liri, drejtësi dhe rikthimin e shtetit te qytetarët. Sipas tij, PD nuk është në garë vetëm për të fituar zgjedhjet, por për të fituar besimin e shqiptarëve dhe të ardhmen e vendit.
“Koha e justifikimeve ka mbaruar, koha e pritjes ka mbaruar. Është koha e organizimit, e angazhimit dhe e luftës për fitore”, deklaroi Boçi para delegatëve të Kuvendit Kombëtar.
