Detaje të reja kanë dalë nga takimi mes Xi Jinping dhe Donald Trump në Pekin, ku sipas një raportimi të Financial Times është diskutuar edhe mundësia e një bashkëpunimi mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Kina kundër Gjykata Ndërkombëtare Penale.
Sipas burimeve të cituara nga Financial Times, Xi Jinping i ka thënë Trump se presidenti rus Vladimir Putin mund të jetë penduar për pushtimin e Ukrainës, në një koment që konsiderohet ndër deklaratat më të drejtpërdrejta të liderit kinez për luftën.
Raporti thekson se gjatë bisedimeve të gjera mbi Ukrainën dhe balancat globale, Trump ka sugjeruar që tre fuqitë e mëdha të bashkëpunojnë kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale.
Sipas mediave ndërkombëtare, deklaratat e Xi-së shkojnë më tej se qëndrimet e mëparshme të Pekinit lidhur me luftën në Ukraina dhe raportet me Kremlinin.
Takimi në Pekin u zhvillua vetëm pak ditë përpara vizitës së re të Vladimir Putin në Kinë, në kuadër të forcimit të partneritetit strategjik mes dy vendeve.
Vizita e Putinit përkon me 25-vjetorin e traktatit të miqësisë sino-ruse, ndërsa marrëdhëniet mes Moskës dhe Pekinit janë intensifikuar ndjeshëm që prej nisjes së luftës në Ukrainë në vitin 2022.
