Policia zbardh grupin që shpërndante euro të falsifikuara me postë: 4 të arrestuar, 1 në kërkim

Data

Një grup që dërgonte para të falsifikuara me postë është goditur nga Policia në Tiranë, ku si rezultat janë arrestuar 4 persona.

Në pranga ranë shtetasit Alesio Brungaj, 19 vjeç, banues në Shkodër, një i mitur 17 vjeç, banues në Tiranë, Serxhio Lala  26 vjeç,banues në Tiranë, dhe Enis Aliaj, 19 vjeç,banues në Tiranë.

Ndërkohë, 19-vjeçari A. P., nga Kruja, është shpallur në kërkim.

Sipas Policisë, grupi është zbuluar pasi dy të mitur S. L., E. A janë kapur në një zyrë postare në Tiranë duke tërhequr 11 pako, të cilat përmbanin kartëmonedha euro të dyshuara të falsifikuara.

Dërgues i tyre ishte Alesio Brungaj, i cili përdorte një emër tregtar të rremë për të maskuar aktivitetin kriminal dhe shpërndarjen e monedhave të falsifikuara.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related