Përplasje mes dy makinave, 4 të plagosur — një në gjendje kritike

Data

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Nga informacionet paraprake thuhet se në njërën nga makinat udhëtonin 3 shtetas kosovarë, ndërsa në automjetin tjetër një i ri nga Peshkopia i cili ka pësuar fraktura të shumta dhe ndodhet në gjendje kritike.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related