Moti i keq godet Kukësin, reshje dëbore dhe probleme në aksin Bajram Curri–Valbonë

Data

Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore gjatë orëve të fundit, duke sjellë probleme në disa zona malore. Temperaturat e ulëta dhe reshjet intensive kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në disa segmente rrugore, kryesisht në territorin e Tropojës.

Aksi Bajram Curri–Valbonë ka pasur momente vështirësie për shkak të rënies së materialeve nga shpatet anësore, ndërsa autoritetet lokale dhe shërbimet e mirëmbajtjes janë angazhuar për pastrimin dhe garantimin e qarkullimit të sigurt.

Megjithatë, sipas të dhënave paraprake, akset kryesore nacionale në qark vijojnë të jenë të qarkullueshme. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat malore ku ngricat dhe rrëshqitjet e dheut mund të krijojnë rrezik.

Sa i përket furnizimit me energji elektrike, i gjithë qarku raportohet të jetë me energji, me përjashtim të Njësisë Administrative Margegaj në Bashkinë Tropojë, ku po punohet për rikthimin e furnizimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related