I kërkuari për grabitje me dhunë arrestohet në Fier

Data

Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim, është arrestuar nga Policia në Fier pasi akuzohet për grabitjen e një makine, ngjarje e ndodhur në 29 maj të këtij viti.

Bëhet fjalë për Xheni Xhumari alias Shkëlzen Xhumari, i cili sipas policisë ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, për të cilin Gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin I. S., 31 vjeç, në datë 29.05.2025, i kanë vjedhur me dhunë automjetin, një shtetasi 41 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related