Protesta e Partisë Demokratike në Tiranë ka marrë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Gazeta italiane La Repubblica raporton se mijëra qytetarë shqiptarë u mblodhën në kryeqytet për të protestuar kundër qeverisë, pas akuzave për korrupsion ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Sipas artikullit, demonstrata u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Në shesh pati hedhje sendesh dhe molotovësh, ndërsa policia reagoi duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Media italiane thekson se protesta pasqyron klimën e rënduar politike në Shqipëri dhe pakënaqësinë në rritje ndaj qeverisë, ndërsa opozita vijon akuzat për korrupsion dhe keqqeverisje.
