Mijëra ha tokë, apartament, vendparkim, 13 makina dhe llogari bankare, pasuri në total me vlerë rreth 1.8 milion euro janë sekuestruar me firmë të gjykatës së Fierit dhe kërkesë të prokurorisë së këtij qytetit. Pasuria marramendësi është në pronësi të një personi me inicialet A.M, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije. Kjo pasuri dyshohet se është vënë nga aktiviteti kriminal i trafikun e drogës. Mes pronave të sekuestruara janë dhe një automjet “Ferrari”, model California, me vlerë rreth 130.000 Euro ora të markës “Rolex”, si dhe bizhuteri dhe sende të tjera të çmuara me vlera të konsiderueshme e llogari bankare 120 mijë euro. Bëhet fjalë për procedimin penal me nr. 1162 të vitit 2020, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga nenin 287 i Kodit Penal. Në vijim të vendimit të Gjykatës dhe urdhërit të Prokurorit, janë ekzekutuar nga policia gjyqësore një pjesë e sendeve të sekuestruara, si më poshtë:
1. Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe 2281m2,
2. Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe 4550m2.
3. Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 200 m2.
4. Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe prej 210 m2.
5. Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe prej 210m2.
6. Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe prej 210m2 .
7. Pasuria e llojit “Njësi” 2-kate.
8. Pasuria e llojit “Njësi” me sipërfaqe 100 m2.
9. Pasuria e llojit “Apartament” nr. 41 (3+1), me sipërfaqe totale 127.4.
10. Pasuria e llojit “Vendparkimin nr.29” në katin -1, prej 30.14 m2.
11. Automjetit i markës të markës “Lamborghini”, modeli “Urus”, vitë prodhimi 2018.
12. Automjeti i markës “Mercedes-Benz”, modeli “G- 63 AMG”, vit prodhimi 2020.
13. Automjeti i markës “Volksëagen”, model “Touran” vit prodhimi 2013.
14. Automjeti i markës “BMË”, modeli “X5” 3.0d, vitë prodhim 2007.
15. Automjet i markës “Audi”, model “S-8”, vit prodhimi 2021.
16. Automjeti i markës “Audi”, model “RS-Q8”, vit prodhimi 2021.
17. Automjeti i markës “Mitsubishi”, model “L200”, vit prodhimi 2014.
18. Automjeti i markës “Mercedes Benz”, modeli “C220CDI”, vit prodhim 2001.
19. Automjeti i markës “BMË”, modeli “ X5”, vit prodhim 2014.
20. Automjeti i markës “KIA”, modeli “Carnival” , vit prodhim 2000.
21. Automjeti i markës “Audi”, model “Q7”, vit prodhimi 2016.
22. Automjeti i markës “KIA”, modeli “Carnival”, vit prodhim 2000.
23. Autobus i markës “Neoplan”, model “N515/3SHDHC”, vit prodhimi 2003.
24. Llogari bankare në vlerën rreth 120.000 Euro.
25. Sende të çmuara me vlera të konsiderueshme.
