Një efektiv i Komisariatit nr. 5, Aurel Kaziu, u arrestua në territorin e Kosovës pasi në automjetin e tij u gjetën rreth një milionë euro. Pas arrestimit, ai u pezullua nga detyra.
Sipas gazetares Dorjana Bezat, e cila zbuloi detaje të reja mbi rastin, polici kishte më pak se një vit në detyrë dhe shërbente si agjent krimesh. Dyshohet se ai mund të jetë përdorur nga grupe kriminale për transportimin e shumës së parave drejt Shqipërisë.
Sipas informacioneve, autoritetet kosovare kishin marrë të dhëna paraprake dhe gjatë kontrollit të mjetit, me pajisje të posaçme, u zbuluan paratë. Ende nuk dihet origjina e shumës së sekuestruar, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për para të një grupi kriminal që synonin të futeshin në territor për t’u pastruar.
Hetimet vijojnë në bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe kosovare për të zbardhur burimin e parave dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë rast.
