Ish-kryeministri Fatos Nano është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare.
Prej më shumë se 3 javësh Nano gjendej i shtruar në një spital privat në kryeqytet në gjendje të rëndë. Nano kishte pësuar vdekje klinike (arrest kardiocirkulator) në shtëpi dhe mbahej në vëzhgim nga mjekët.
Fatkeqësisht ai nuk ia ka dalë dot t’i mbijetojë sëmundjes së rëndë, duke u ndarë nga jeta ditën e sotme.
Kujtojmë se Nano u shtrua edhe më herët në spital, për një sëmundje të rëndë të mushkërive dhe zemrës.
Themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë u tërhoq nga politika në vitin 2005, pas një karriere të gjatë. Fatos Nano ka qenë tre herë kryeministër i Shqipërisë dhe ka drejtuar për 14 vjet Partinë Socialiste.
