Disa ditë pasi qyteti i Vlorës u përmbyt, dega e Partisë Demokratike në këtë qytet ka bërë një kallëzim në Prokurori.
Në një deklaratë për mediat kreu i PD-së së Vlorës, Atird Hoxha thekson se ka depozituar kallëzim në prokurori me një sërë faktesh brenda për ngjarjet e 4 tetorit dhe i kërkon prokurorisë të veprojë me shpejtësi.
Sa i përket përgjegjësve për këtë situatë, Hoxha shton se i takon prokurorisë ti nxjerrë. Kallëzimi ka për qëllim nisjen e hetimeve, ku mund të merren të gjithë në shqyrtim, që nga kreu i bashkisë tek emergjencat civile dhe OSHEE.
Deklarata e plotë:
Në lidhje me përmbytjet e zhvilluara në qyteti ne hasura në reshjet e 4 tetorit të 2024, kemi depozituar në prokurori në kallëzim penal për këtë ngjarje. Ky hap vjen nga PD e Vlorës për drejtësi dhe përgjegjësi sa i takon dëmeve. Ky veprim ka një sërë faktesh që kanë ndodhur në përmbytje. Kërkojmë që prokuroria të veproj më shpejtësi pavarësisht se ditët kalojnë. Nuk kemi parë prokuror në terren.
