Kryeministri Edi Rama thotë se pasaporta evropiane nuk është mashtrim, por rezultat i anëtarësimit në BE. Teksa iu përgjigj komenteve në rubrikën “Sy m’sy”, Rama deklaroi se ajo që po bën nuk është punë, por mision për ta çuar Shqipërinë në BE. Ai u shpreh se vetëm kur të çojë flamurin shqiptar në oborrin e BE, atëherë mbaron misioni i tij. Ndërsa theksoi se ka shumë punë të tjera që do të bëjë.
“Pasaporta evropiane nuk është mashtrim, por rezultat i anëtarësimit në BE. Me punë të ndershme nuk punon dot në Evropë sepse duhet të kesh letra, që të kesh letra duhet të jesh i pranuar si i tillë në Evropë dhe Botë.
Sa i përket zanatin tim që ngel pa punë po nuk fitove zgjedhjet. Unë e vetmja gjë që kam shumë të sigurt është që kam plot gjëra të tjera që dua të bëj. Dua të bëj jo vetëm këtë që bëj, por këtë që bëj e bëj sepse për mua është mision dhe jo punë.
