Kapiteneria e Portit të Vlorës ka pezulluar lundrimin për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit jashtë gjirit të Vlorës, për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike.
Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi ka hyrë në fuqi nga ora 10:00 e datës 17 shkurt 2026 dhe do të zgjasë deri në orën 06:00 të datës 18 shkurt 2026.
Parashikimet sinoptike flasin për erë në drejtimin veri–veriperëndim me forcë 6–7 ballë, shpejtësi 15–20 m/s dhe dallgë që arrijnë nga 1.5 deri në 2.5 metra.
Autoritetet portuale u kanë bërë thirrje subjekteve detare të marrin masa për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve.
Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar dhe tragetet do të vijojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
