Shpërthimi misterioz në Selitë të Vogël: Pronari i makinës flet për herë të parë, 39-vjeçari mohon çdo konflikt!

Data

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në orët e para të mëngjesit në Selitë të Vogël, ku një automjet u dëmtua nga vendosja e një sasie lënde plasëse. Dritan Jano, 39-vjeçari pronar i mjetit, ka dhënë dëshminë e tij përpara hetuesve, duke mohuar kategorikisht të ketë konflikte të hapura apo debate me persona të tjerë.

Sipas burimeve, Jano ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni për arsyen pse autorët e këtij akti i vendosën lëndën plasëse në automjetin e tij, i cili ndodhej i parkuar në oborrin e banesës në momentin e shpërthimit. Ai ka theksuar se nuk ka marrë kërcënime dhe nuk ka pasur përplasje që mund të çonin në një ngjarje të tillë.

Nga verifikimet paraprake rezulton se Dritan Jano ka qenë i punësuar prej gati 10 vitesh në Institutin e Metrologjisë dhe nuk figuron si person i skeduar më parë nga policia, çka e bën edhe më të paqartë motivin e sulmit.

Deri në këtë fazë të hetimeve, nuk ka një pistë konkrete, por grupi hetimor po shqyrton mundësinë që ngjarja të lidhet me ndonjë konflikt të çastit, ende të paidentifikuar. Autoritetet vijojnë punën për të zbardhur rrethanat, si dhe për të identifikuar dhe arrestuar autorin ose autorët e këtij akti kriminal.

Hetimet janë në zhvillim, ndërsa priten detaje të reja që mund të hedhin dritë mbi një ngjarje që ka ngritur shqetësim në zonë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related