Avokati Idajet Beqiri ka bërë deklarata të forta ndaj ish-Presidentit Ilir Meta, duke pretenduar se dëshmia e Durim Bami mund të rëndojë ndjeshëm pozitën juridike të kreut të Partia e Lirisë.
I ftuar në një emision televiziv, Beqiri deklaroi se Meta dyshohet të ketë porositur Durim Bamin për vrasjen e Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit socialist Arben Ndoka.
Sipas tij, dëshmia e Bamit mund të ketë pasoja shumë të rënda për ish-presidentin.
“Durim Bami ka në dorë burgun e përjetshëm për Ilir Metën”, deklaroi Beqiri.
Ai shtoi se personi që e cilësoi si “Ujku” për Metën është pikërisht Durim Bami, duke lënë të kuptohet se një bashkëpunim i mundshëm i tij me drejtësinë mund të sjellë zhvillime të reja në hetime.
“‘Ujku’ për Ilir Metën është Durim Bami. Po foli ai…”, u shpreh avokati gjatë intervistës.
Deklaratat e Beqirit vijnë në një kohë kur Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024 dhe përballet me disa procese hetimore nga SPAK lidhur me çështje korrupsioni dhe lobimi.
