Ish-kryebashkiaku socialist i Tepelenës dhe deputeti Tërmet Peçi është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e SPAK, ku ka qëndruar për rreth dy orë.
Sipas informacioneve paraprake, Peçi është pyetur në kuadër të një hetimi që lidhet me periudhën kur drejtonte Bashkinë e Tepelenës. Burime bëjnë me dije se në fokus të pyetjeve ka qenë një kontratë për dhënien me qira të një sipërfaqeje toke kullotë nga këshilli bashkiak.
Bëhet fjalë për një sipërfaqe mbi një hektar, e dhënë me qira për 99 vite, e cila sipas të dhënave rezultonte tokë kullote, ndërsa ishte mbjellë me pemë arrore.
Më herët, deputeti socialist ishte marrë në pyetje edhe lidhur me mënyrën e privatizimit të ish-Pallatit të Pionierëve në Tepelenë, çështje e kallëzuar nga një prej pronarëve të objektit.
Gjatë deklarimeve të tij, Peçi ka këmbëngulur se nuk mund të mbajë përgjegjësi për dokumente që, sipas tij, datojnë që prej vitit 1986.
