Presidenti i Kinë, Xi Jinping, pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Koreja e Veriut javën e ardhshme, ku do të takohet me liderin nord-korean Kim Jong Un.
Lajmi u raportua nga agjencia koreano-jugore Yonhap, e cila citon burime sipas të cilave një ekip i sigurisë dhe protokollit presidencial kinez ka udhëtuar së fundmi drejt Phenianit për përgatitjen e vizitës.
Sipas raportimeve, vizita e Xi mund të zhvillohet në fund të majit ose në fillim të qershorit.
Burimet e Yonhap theksojnë se pritshmëritë për këtë vizitë janë forcuar pas udhëtimit të ministrit të Jashtëm kinez Wang Yi në Phenian muajin e kaluar, si dhe pas lëvizjeve të fundit të stafit të sigurisë së Xi drejt kryeqytetit nord-korean.
Gjatë takimit me Wang Yi, Kim Jong Un kishte shprehur dëshirën për të forcuar komunikimin strategjik dhe shkëmbimet e nivelit të lartë me Pekinin.
Lideri nord-korean kishte kujtuar gjithashtu vizitën e tij në Kinë vitin e kaluar, duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve.
Vizita e mundshme e Xi Jinping vjen në një moment me zhvillime intensive diplomatike globale, pas kontakteve të fundit të Pekinit me Donald Trump dhe Vladimir Putin.
Këtë vit, Kina dhe Koreja e Veriut shënojnë 65-vjetorin e traktatit të bashkëpunimit mes dy vendeve, që konsiderohet themel i marrëdhënieve strategjike mes Pekinit dhe Phenianit.
