Pas përfundimit të fjalimeve në protestën para Kryeministrisë, tensionet u zhvendosën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit marshuan drejt Kuvendit.
Gjatë lëvizjes së turmës, deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferi, u përplas verbalisht me efektivë civilë të policisë, pas shoqërimit në komisariat të tre protestuesve. Sipas raportimeve nga terreni, Xhaferi reagoi ashpër ndaj forcave të rendit, duke kërkuar lirimin e të rinjve dhe duke i cilësuar efektivët si “plehra”.
Situata krijoi tension për disa minuta, por pa u raportuar për përshkallëzim fizik. Policia vijon shoqërimet dhe verifikimet lidhur me incidentet e ndodhura gjatë protestës.
