I ftuar në një emision televiziv ka folur mbi takimin që ka zhvilluar kryeministri Rama me qeverinë e tij në Dajt ishte deputeti i PD, Tritan Shehu.
Shehu është shprehur se Rama po kryen mbledhje fasade dhe në thelb ai nuk ka asnjë shqetësim se si të zhvillohet vendi por se si të vjedhje zgjedhjet dhe të bëjë korrupsion.
“Kjo është një shoë një shfaqje një teatralitet. Kjo është një qeveri kukull që drejtohet vetëm nga kryeministri dhe nuk ka asnjë personalitet që të ketë forcën e vendimmarrjes.
Këtu flet vetëm një njeri dhe kemi të bëjmë me një sulltanat, në këtë vend nuk ka qeveri, por vetë,m një sulltan që kontrollon gjithçka.
Ky regjim nuk ka në qendër të vëmendjes zhvillimin e vendit por mendon vetëm për propagandë gelbelsjane për të fshehur realitetin dhe të manipulojë njerëzit me gënjeshtra.”
