Arrestohet në Malin e Tomorrit, GJKKO lë në burg Dorian Beun, i akuzuar si pjesë e grupit kriminal

Data

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në burg Dorian Beun, 46 vjeç, i arrestuar dy ditë më parë në Malin e Tomorrit. Beu akuzohet për “prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Masa e sigurisë “arrest në burg” ishte caktuar ndaj tij në mars 2023.

Në seancën gjyqësore, përmes avokatit të tij, Beu ka kërkuar një masë më të butë sigurie, duke pretenduar se për të njëjtën çështje penale po procedohet edhe nga autoritetet italiane. Në Itali, ai është arrestuar në tetor 2023 dhe ndaj tij është caktuar masa “arrest në shtëpi”, ndërsa nga dhjetori 2023 drejtësia italiane ka vendosur që hetimi ndaj tij të vijojë në gjendje të lirë.

Hetimi ndaj Beut dhe personave të tjerë të dyshuar si anëtarë të grupit kriminal është zhvilluar nga një skuadër e përbashkët hetimore shqiptaro-italiane. Grupi akuzohet për trafikimin e 356 kg lëndë narkotike, përfshirë kokainë, heroinë, marijuanë dhe hashash, të sekuestruara në Itali në disa episode të ndryshme.

Në dhjetor 2023, GJKKO ka vendosur sekuestro në vlerën e 1 milion eurove pasuri në Durrës, të përfituara nga paratë e ardhura nga krimi, në emër të disa anëtarëve të grupit, përfshirë Braniol Liço, Gernard Beu dhe Emirjan Beu.

Dorian Beu është një nga 18 personat e akuzuar si pjesë e këtij grupi kriminal, i cili ka vepruar në Shqipëri dhe Itali që nga viti 2015, duke kryer aktivitete të paligjshme në fushën e narkotikëve.  

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related