Plas skandal, AKSHI i dhuroi kompanisë kineze të sanksionuar nga SHBA tenderin e kamerave në dogana, kush qëndron…

Data

Nuk kanë fund skandalet për Mirlinda Kërçanaj. Një kompani shqiptare ka akuzuar Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit për paracaktimin e fituesit të tenderit 730 mijë euro për sistemin e monitorimit me kamera të degëve doganore. Përmes një ankese të dërguar në Komisionin e Prokurimeve Publike, kompania CSP me pronar Klevis Xhagolli, liston në mënyrë të detajuar të gjitha kriteret teknike të vendosura nga AKSHI, që sipas saj, përcaktojnë fitues produktet e kompanisë kineze Uniview.

Ne ankesën e tij, operatori ekonomik “CSP” ngren pretendimin se specifikimet teknike jane te shkruajtura ne ate mënyrë qe paracakton dhe kamerën ekzakte qe është e kompanisë UNIVIEë dhe modeli IPC6858ER-X40-VF. “Nga analiza e krahasimit te produkteve, me keqardhje konstatojmë se Grupi i Punës qëllimisht është i fokusuar vetëm tek nje Prodhues, Behet fjalë për UNIVIEW. Dhe jo vetëm kaq por edhe te Uniview gjejmë vetëm një produkt i cili plotëson të gjitha specifikimet, i cili është kamera PTZ UNV IPC6858ER-X40-VF. Nuk ekziston asnjë produkt tjetër që të plotësojë në masën 100% të gjitha specifikimet teknike të vendosura,” thuhet në ankesë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related