Plas sherri mes turisteve në Ksamil

Data

Një sherr për motive ende të paqarta ka ndodhur mes dy turisteve ditën e sotme në plazhin e Ksamilit.

Siç shihet në videon e postuar nga JOQ, dy të huajat kanë debatuar me tone të larta, britma e të shara, në mes të plazhit i cili ishte plot me familjarë e fëmijë.

Për të qetësuar situatën në plazhin publik të “3 ishujve” në Ksamil, është dashur ndërhyrja e policisë.

Turistet janë shoqëruar nga policia, ndërkohë që ende nuk dihet motivi i sherrit që ka shqetësuar të gjithë pushuesit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related