E trishtë, ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së

Data

Një lajm i hidhur vjen nga bota akademike këtë fillim viti. Është ndarë nga jeta ish-pedagogu dhe profesori i njohur Bujar Mane, një nga figurat më të rëndësishme të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Lajmi u bë i ditur nga universiteti, i cili shprehu ngushëllimet për familjen, miqtë dhe kolegët e tij. Profesor Mane ishte nderuar me gradën “Kandidat i Shkencave” dhe ka dhënë një kontribut të vyer në fushën e Biokimisë Veterinare.

Ai e nisi veprimtarinë akademike në vitin 1973 si asistent dhe përgjatë dekadave kontribuoi në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe formimin e brezave të rinj të specialistëve. Ka qenë autor dhe bashkautor i disa teksteve universitare, të cilat janë përdorur gjerësisht nga studentët ndër vite.

Profesor Bujar Mane doli në pension në vitin 2011, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar profesionale dhe njerëzore në arsimin e lartë shqiptar.

Ngushëllime familjes dhe komunitetit akademik.

U prehtë në paqe.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related