Apeli lë në fuqi dënimin për “Rrumin e Shijakut”, sa vite burg dha GJKKO

Data

GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për çështjen ndaj të pandehurit Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, duke e dënuar atë përfundimisht me 2 vite burg për korrupsion aktiv.

Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, Aleksandër Laho u deklarua fajtor për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.

Fillimisht, ai u dënua me 3 vite burgim, por në zbatim të gjykimit të shkurtuar iu ul 1/3 e dënimit, duke përfunduar me një dënim final prej 2 vitesh burg.

Sipas hetimeve, Laho i ka dhënë zyrtarit të Avokatit të Shtetit, Irgen Kërçuku, 600 mijë lekë dhe i kishte premtuar edhe 300 mijë lekë të tjera, për të mos apeluar një çështje pronësie që lidhej me tjetërsimin e 45 mijë metrave katrorë tokë publike në Gjirin e Lalzit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related