Protesta për Veliajn/ SPAK e GJKKO shkresë policisë: Pse nuk morët masa?

Data

GJKKO dhe SPAK i janë drejtuar me një shkresa zyrtare Policisë së Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme lidhur me protestën që u zhvillua dy ditë më parë në mbështetje të kryebashkiakut Erion Veliaj.

GJKKO dhe SPAK kërkon informacion rreth arsyeve se pse nuk u mor asnjë masë nga strukturat e policisë për mungesën e masave të sigurisë ditën që u caktua masa e sigurisë ndaj Erion Veliajt.

Mbështetësit e Veliajt bllokuan rrugën, por edhe automjetin e shoqërimit të Veliajt nga qelia në gjykatë dhe anasjelltas, si dhe qëndruan për orë me radhë duke brohoritur para dyerve të GJKKO teksa zhvillohej seanca gjyqësore.

Sipas SPAK dhe GJKKO, pjesë e protestës ka qenë dhe pengimi i lëvizjes së fugonit të Drejtorisë së Burgjeve, një veprim që ka vënë në rrezik funksionimin e normal të institucioneve përkatëse.

Nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e saj (Policisë) për të bashkëpunuar me Gardën e Republikës së Shqipërisë, duke treguar një indiferentizëm të pashpjegueshëm në ndjekjen dhe parandalimin e kësaj situate e cila mund të rrezikonte seriozisht jetën Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al dhe shëndetin e gjyqtarëve dhe personelit administrativ. Kjo apati institucionale përbën padyshim një cenim të rëndë të pavarësisë së gjyqësorit. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka konsideruar këtë sjellje të paprecedent të Policisë së Shtetit, të papranueshme dhe në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore përkundrejt institucioneve kushtetuese të sistemit të drejtësisë shqiptare, siç janë Gjykatat e Posaçme dhe SPAK, të cilave ju ofrohet mbrojtje e posaçme, jo vetëm nga ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi, por dhe nga ligji nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, shkruan SPAK.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related