‘Pjesë e masave për sigurinë’, Turqia paralajmëron ndërtimin e një gardhi në kufirin me Greqinë

Data

Prefekti i Edrenesë, Yunus Sezer, ka njoftuar planet për ndërtimin e një gardhi përgjatë kufirit perëndimor të Turqisë me Greqinë. Sipas raportimeve të mediave turke dhe Protothema, gardhi do të jetë 8.5 kilometra i gjatë, me mundësi zgjerimi në të ardhmen.

Sezer tha se projekti është pjesë e masave të reja për sigurinë kufitare, të mbështetura nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë. Përveç gardhit, do të instalohen edhe kulla elektro-optike për monitorim më të mirë të kufirit.

“Këtë vit ne do të zbatojmë masat fizike të sigurisë kufitare dhe do të ndërtojmë një gardh fizik në kufirin tonë perëndimor për herë të parë,” deklaroi Sezer, duke theksuar se përforcimi i rrugëve kufitare ka përfunduar vitin e kaluar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related