Arrestimi i Veliajt/ Berisha tregon prapaskenat: ‘Nesti Angoni’ ishin Balluku e Bistri, i kontrolluan celularin dhe…

Data

Nesti Angoni regjistronte telefonat e Erion Velisë, regjistronte, survejonte takimet, udhëtimet e Velicës e të Erjonit, hotelet ku flinte në Vienë, survejonte Klotidën kur takohej e Velicën apo bashkëpunëtore të saj”, tha ai.

Postimi i plotë:

Sali Berisha: Nesti Angoni nuk ishte qytetar privat, nuk ishte opozita që do të donte të ishte por nuk ishte, Nesti Angoni regjistronte telefonat e Erion Velisë, regjistronte, survejonte takimet, udhëtimet e Velicës e të Erjonit, hotelet ku flinte në Vienë, survejonte Klotidën kur takohej e Velicën apo bashkëpunëtore të saj.

Nesti Angoni ishte në fakt shteti vetë, Ishte Bistri, Balluku, Rama, pa asnjë lloj mëdyshje.

Kontrollonte telefonat, avionët, doganat, blerjet online, komunikimet online, çdo gjë.

Ajo dosje thuhet se erdhi nga Fieri, por është totalisht Rama-Balluku, ushtarët janë të shumtë, dosja kundër Erion Veliaj është qeveritare.

Erion Veliaj duhej eliminuar dhe këtë vendim Rama e kishte marrë me kohë.

Kishe paralajmëruar arrestimin e Erion Veliajt, kishte kërcënuar Erion Veliaj. Rama nuk parashkoi se me Erion Veliajn po priste degën ku qëndronte vetë sepse në vepra janë lidhur si vëllezër siamezë.

Rama ndoshta donte arrestimin e tij e tij në dhjetor apo pak më parë kur ai e zëvendësoi pothuajse plotësisht me 3-she tjetër elektorale në Tiranë.

Ndodhi në një kohë kur nuk ishte koha më e përshtatshme për të. Por miq u tregoi shqiptarëve se sa të pangopur janë në vjedhje këta qeveritare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related