Pirro Vengu jep 4.4 milionë euro për ‘zbukurimin’ e ushtarëve

Data

Dy vjet më parë Ministria e Mbrojtjes mori një nismë, e cila synoi të krijojë një paketë sociale për ushtarakët, duke ofruar një karrierë dinjitoze për ata që shërbejnë pranë Forcave të Armatosura. Trajtimet lidheshin jo vetëm me dietat ushqimore, paketën e strehimit dhe rritjen e pagave, por edhe me mbulimin e shërbimeve shëndetësore dhe dentare.

Vitin e shkuar Ministria e Mbrojtjes investoi në dy laboratorë, atë klinik- biokimik dhe bakterologjik për analizat e sëmundjeve të ndryshme dhe rikonstruksionin e kabinetit dentar. Për të gjitha këto u shpenzuan 110 mijë euro dhe 750 mijë të tjera për blerjen e pajisjeve për laboratorët, pra 860 mijë euro në total. Gjithë këto shpenzime, në një kohë që në Shqipëri ka spitale publike, që kanë laboratorë, e që po ashtu janë paguar me taksat e qytetarëve dhe blejnë çdo vit reagentë për analiza mjekësore.

Por sikur të mos mjaftonin këto, këtë vit do të shpenzohen plot 4.2 milion euro për të blerë kite dhe reagentë për të kryer analizat mjekësore, dhe një pjesë e fondit do të shkojë për të blerë materiale për kujdesin dentar të ushtarakëve. Shumë mund të thonin se nisma është mjaft e mirë për t’i shërbyer një personeli, i cili vë në rrezik jetën për të mbrojtur vendin, por e gjithë kjo politikë e trajtimit shëndetësor të ushtarakëve nxjerr zbuluar një tjetër legjendë që ka 10 vjet që flitet në Shqipëri: Shëndetësinë Falas.

Po nëse shëndetësia është falas, atëherë përse duhet të blihen sërish materiale për laboratorë, kite dhe reagentë për analiza dhe madje të paguajmë edhe për analizat rutinë,  të cilat mbulohen për moshën mbi 35 vjeç nga skema e kontrollit shëndetësor të Check up?! Një pjesë e mirë e ushtarakëve e plotësojnë kriterin e moshës mbi 35 vjeç, çka automatikisht ata do të përfitonin 42 teste, ku kryesoret janë analizat biokimike, gjaku, urina dhe gjaku okult, shërbime që i ofron një kompani koncesionare, e cila paguhet nga shteti shqiptar 18.3 euro për një analizë. Nëse paketa mjekësore e analizave të koncesionit të Check-up i kushton shtetit shqiptar 18.3 euro për person, për analizat e ushtarëve që do të kenë nevojë për to, shkon 231 euro, afërsisht 12 herë më shumë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related