Rrëzimi i ankimimit të kryeministrit Edi Rama nga Gjykata Kushtetuese dhe rikthimi në fuqi i pezullimit të Belinda Ballukut shihet si një fitore simbolike e SPAK ndaj qeverisë. Kështu u shpreh gazetari Ermal Peçi gjatë një analize televizive, duke theksuar se ndarja 4 me 4 e anëtarëve të Kushtetueses reflekton ndikimin e fortë politik mbi këtë institucion.
Sipas Peçit, fakti që procesi po monitorohet nga Shtetet e Bashkuara dhe mbështetja e hapur e partnerëve strategjikë për SPAK-un, tregon se përballja mes politikës dhe drejtësisë nuk është më e njëanshme. Ai theksoi se SPAK nuk është i vetëm dhe se çdo tentativë për ta dobësuar do të përballet me reagim ndërkombëtar.
Gazetari parashikoi se hapi i radhës i kryeministrit Rama do të jetë sulmi ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke përdorur debatin mbi pagat e gjyqtarëve për të krijuar përplasje sociale dhe për të ushqyer opinionin publik kundër institucionit.
Sa i përket çështjes së heqjes së imunitetit të Ballukut në Kuvend, Peçi u shpreh skeptik, duke thënë se Rama do ta përdorë shumicën parlamentare për ta mbrojtur ish-zëvendëskryeministren. Sipas tij, kryeministri nuk do të lejojë krijimin e një precedenti që mund të hapë rrugën për goditje të tjera ndaj qeverisë.
Në përfundim, Peçi paralajmëroi se ky zhvillim mund të shënojë fillimin e një përplasjeje të re mes qeverisë, SPAK-ut dhe partnerëve ndërkombëtarë, me pasoja të forta politike në vijim.