BE kërcënon TikTok-un: Dizajni po krijon varësi te fëmijët

Data

Bashkimi Europian ka paralajmëruar platformën TikTok se rrezikon gjobë të rëndë financiare nëse nuk ndryshon dizajnin e aplikacionit, i cili sipas autoriteteve nxit varësi, sidomos te fëmijët dhe adoleshentët. Hetimet paraprake tregojnë se funksione si “scroll-i i pafund”, nisja automatike e videove dhe rekomandimet agresive mbajnë përdoruesit të lidhur për orë të tëra me ekranin.

Komisioni Europian kërkon që TikTok të heqë ose kufizojë këto funksione dhe të vendosë mekanizma pushimi, veçanërisht për të miturit. Sipas zyrtarëve europianë, mënyra aktuale e funksionimit ndikon negativisht në shëndetin mendor dhe fizik të përdoruesve, duke dobësuar vetëkontrollin dhe duke nxitur përdorim kompulsiv.

Nëse shkeljet konfirmohen, platforma mund të gjobitet deri në 6% të xhiros së saj vjetore globale. Nga ana e saj, TikTok i ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se do të mbrohet ligjërisht, por presioni nga autoritetet europiane mbetet i fortë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related