Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Evropa ndodhet aktualisht në një periudhë të jashtëzakonshme sizmike, ku kërcënimet ndaj sigurisë janë veçanërisht reale dhe serioze — duke bërë thirrje që Bashkimi Europian të përgatisë masa urgjente përgjigjeje.
Në fjalimin e saj, ajo prezantoi planin ReArm Europe, një strategji që synon rindërtimin e kapaciteteve të mbrojtjes në shtetet anëtare, mobilizimin e fondeve dhe bashkëpunimin në fushat kyçe si mbrojtja ajrore, muniçionet, dronat dhe sistemet kundër-droneve.
Një prej pikave kryesore të këtij programi është rritja e shpenzimeve për mbrojtje në nivel kombëtar dhe evropian, për të ulur varësinë nga furnizues të jashtëm dhe për të përshpejtuar vendimmarrjen në raste emergjente. “Nuk kemi luksin të presim”, u shpreh von der Leyen.
Ky thirrje vjen në një kontekst global ku krizat me Rusinë, konfliktet në Lindjen e Mesme dhe sfidat gjeopolitike dhe ekonomike kanë theksuar nevojën për një Evropë më të bashkuar dhe më rezistente. Përmes ReArm Europe, Komisioni synon të sigurojë mbështetje financiare dhe teknike për anëtarët që kanë mungesë burimesh dhe kapacitetesh për t’u përballur me këto sfida.
