Pezullimi i Ballukut ndez skenën politike: PD kërkon dorëheqjen e Ramës dhe qeveri tranzitore

Data

Pak pasi GJKKO pezulloi sot nga detyra Belinda Ballukun, duke i kërkuar të dalë menjëherë nga zyra, ka ardhur reagimi i parë nga PD.

Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji shprehet përmes një reagimi se duhet të japë dorëheqje kryeministri Edi Rama, për t’i hapur rrugë një qeverie tranzitore e cila të organizojë zgjedhje të lira.

Salianji thekson se korrupsioni galopant, abuzimet e përditshme dhe kapja e institucioneve kanë sjellë rrënimin e shtetit.

“Koha për ndryshim ka ardhur dhe hapi i parë është dorëheqja e Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore që i kthen vendit besimin dhe demokracinë!”, thekson ish-deputeti demokrat.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related