“Konsumi ka vdekur, ekonomia është në krizë”, Tabaku: Shteti është bërë barrë për biznesin, në vend që ta ndihmojë

Data

Kandidatja e Partisë Demokratike në listën e hapur për Tiranën, Jorida Tabaku, nisi ditën me një udhëtim me linjën urbane të Unazës, ku bashkëbisedoi me qytetarë të thjeshtë që ndanë shqetësimet për jetesën e shtrenjtë, çmimet e papërballueshme dhe mungesën e të ardhurave që po i detyrojnë të heqin dorë nga ushqimet bazë apo trajtimet shëndetësore.

“Njerëzit po mbijetojnë, jo më jetojnë. Të gjitha i ka rritur kjo qeveri, përveç pagave dhe pensioneve,” i tha një qytetare gjatë udhëtimit. Tabaku u shpreh se “çmimet janë rritur sepse ekonomia është keqmenaxhuar dhe qytetarët po paguajnë faturën e një qeverie të paaftë dhe të korruptuar”, tha ajo.

Më pas, Tabaku zhvilloi një takim në Tregun e Medresesë, ku u prit nga dhjetëra qytetarë dhe pronarë biznesesh të vogla, të cilët ndanë me të shqetësimet e përditshme që kanë për shkak të krizës ekonomike. Në një realitet të prekshëm, ku konsumatorët mungojnë dhe shitjet janë thuajse zero, Tabaku dëgjoi me vëmendje hallet e një shtrese që sot ndjehet e harruar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related