Grupi Parlamentar demokrat në PE, takimi me përfaqësues të EPP: Burgosjet politike na kanë rikthyer 34 vite pas

Data

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vijuar sot vizitën zyrtare në Parlamentin Europian. Deputetët Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, janë takuar me eurodeputetët z. Lukas MANDL dhe Davor Ivo STIER, përfaqësuesë të grupit parlamentar të EPP në Parlamentin Europian.

Lajmi është bërë i ditur nga një njoftim për shtyp i Grupit Parlamentar, ku ndër të tjerat shkruan se “heqja e lirisë së Liderit të Opozitës në një vit zgjedhor, duke cenuar parimin e prezumimit të pafajësisë, apo burgosja e deputetit Salianji për shkak se denoncojë lidhjet krim i organizuar- qeverisje, duke cenuar shenjtërinë e lirisë së fjalës, synon pabarazinë e palëve dhe dëmtimin e opozitës në zgjedhje.

Më poshtë reagimi i plotë:

Kënaqësi të nisnim takimet e ditës së sotme në Parlamentin Europian me dy eurodeputetë të Grupit Parlamentar të Partive Popullore Europiane (EPP) z. Lukas MANDL dhe z. Davor Ivo STIER, njohës të mirë të Ballkanit Perëndimor dhe miq të Shqipërisë.

Partia Demokratike mbështet plotësisht integrimin europian të Shqipërisë, si një ëndërr e shumicës dërrmuese të shqiptarëve të ndershëm. Por, integrimi europian është frenuar për shkak të 12 viteve keqqeverisje të Edi Ramës.

Ndryshe nga Edi Rama, për Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike integrimi duhet të ndodhë më së pari me respektimin e vlerave europiane në qeverisjen e vendit, ku në themel duhet të jetë mirëqenia e qytetarëve, mbrojtja e interesit publik, lufta me zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në vend të reformave që afrojnë Shqipërinë me BE, pushteti i kriminalizuar i Edi Ramës synon asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke na rikthyer 34 e më shumë vjet pas.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related