Petro Koçi akuzon Sali Berisha për “grusht shteti elektoral” në zgjedhjet e vitit 1996: Republika ende dridhet nga ajo periudhë

Data

Ish-deputeti socialist Petro Koçi ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me 30-vjetorin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 1996, duke i cilësuar ato si një nga momentet më të errëta të demokracisë shqiptare.

Në reagimin e tij, Koçi akuzon drejtpërdrejt Sali Berisha, Partia Demokratike, SHIK-un dhe policinë e kohës për manipulim të procesit zgjedhor dhe dhunë ndaj opozitës së atëhershme.

“Sot është 26 Maj. Si sot 30 vjet më parë Berisha me PD, SHIK dhe polici kreu grusht shteti në procesin elektoral të 1996-ës”, shkruan Koçi.

Sipas tij, gjatë atyre zgjedhjeve janë regjistruar episode të rënda dhune, manipulimi të votave dhe falsifikimi të procesverbaleve zgjedhore.

“U përgjakën zgjedhjet, komisionerët e opozitës dhe drejtues të Partisë Socialiste u goditën, u zëvendësuan fletët e votimit dhe u falsifikuan procesverbalet”, deklaron ai.

Petro Koçi shprehet më tej se ngjarjet e vitit 1996 nuk janë dënuar asnjëherë politikisht dhe se askush nga drejtuesit e asaj kohe nuk është distancuar nga ajo që ai e quan “masakër elektorale”.

Ai përmend gjithashtu episodin e njohur të Libofshës në vitin 1994, duke e cilësuar si “provë gjenerale” për atë që ndodhi më pas në zgjedhjet parlamentare të 1996-ës.

“Republikës iu kafshua trupi dhe sot besoj i ngjethet mishi nga ai kujtim i helmët”, përfundon reagimi i ish-deputetit socialist.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related