“Nuk iu shita”, Kalaja ‘trondit’ me deklaratën e saj: Rama tentoi të më joshte, por unë nuk e tradhtoj Berishën

Data

Kështu që tentativa për të më joshur mua ka qenë që me teatrin. Unë kur fillova foltoren me zotin Berisha, ju e mbani mend shumë mirë që më 10 shtatorin e 2021-shit, brenda javës më ka thërritur një biznesmen shumë i fuqishëm i pushtetit dhe më bëri ofertën që ti duhet të kalosh…

Ai fliste gjithmonë në emër të Ramës dhe Rama gjithmonë kur i ka interesuar, ti e di që ka folur në emër të ndërkombëtarëve. Megjithatë, unë edhe sot, jam shumë e zhgënjyer me rezultatin, nuk bëj hipokriten por edhe sot unë jam e bindur që kam zgjedhur rrugën e drejtë.

Unë e dija shumë mirë që ishte e vështirë të merrja mandatin. Këtë e dija shumë mirë. Unë prisja që PD të ishte tek 69-71 mandate. Por unë kisha një pritshmëri maksimale, por minimalisht me 69 mandate.

Në dijeninë time, Rama masakrën zgjedhore e kishte kalkuluar për ta bërë jashtë Shqipërisë, në diasporë. Të jemi koshientë, më shumë e kishte sepse e kishte për herë të parë. Megjithatë, unë mendoj që duhet të jemi në një qasje radikale, dhe të jemi përballë një regjimi”, tha ajo.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related