Péter Magyar paralajmëron ekstradimin e Nikola Gruevski nga Hungaria

Data

Lideri i ri hungarez, Péter Magyar, ka paralajmëruar se ish-kryeministri i Maqedonia e Veriut, Nikola Gruevski, mund të ekstradohet nga Hungaria, duke e cilësuar atë “kriminel ndërkombëtar” që nuk duhet të strehohet më në këtë vend.

Deklaratat e forta të Magyar vijnë menjëherë pas fitores së tij bindëse në zgjedhjet parlamentare, ku partia e tij Tisza mundi thellë Fidesz-in e Viktor Orbán.

Magyar kritikoi ashpër politikën e qeverisë së mëparshme për dhënien e azilit për figura të akuzuara për korrupsion dhe shpërdorim detyre, duke përmendur edhe rastet e politikanëve polakë Zbigniew Ziobro dhe Marcin Romanowski.

Ai theksoi se Hungaria nuk duhet të shndërrohet në një strehë për persona të kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare dhe se bashkëpunimi me vendet evropiane për ekstradime duhet të jetë prioritet.

Nikola Gruevski, i cili drejtoi qeverinë maqedonase nga viti 2006 deri në 2016, u dënua në vitin 2018 me dy vite burg për korrupsion. Para se të arrestohej, ai u arratis nga vendi dhe, përmes një rruge që përfshinte Shqipëria, Malin e Zi dhe Serbinë, arriti në Hungari, ku mori azil politik nga qeveria e Orbán.

Sipas rezultateve të zgjedhjeve të fundit, partia e Magyar ka siguruar një shumicë të fortë në parlamentin me 199 vende, duke hapur rrugën për ndryshime të mëdha politike dhe institucionale në vend.

Deklarata e tij sinjalizon një kthesë të fortë në politikën e jashtme dhe të drejtësisë së Hungarisë, duke rritur gjasat që çështja e Gruevskit të rikthehet në vëmendje ndërkombëtare në ditët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related