Arrestimi i Veliajt, Xhaferri: Po lihet pas dore, madje në një takim të fundit të Ramës as nuk e ka përmendur fare

Data

Besart Xhaferri, kryetar i FRPD, i ftuar në një studio televizive, ka theksuar se Kryebashkiaku Erion Veliaj është lënë pas dore dhe madje nuk është përmendur nga kryeministri Rama gjatë një takimi të fundit.

Sipas Xhaferrit, Veliaj nuk duhej të hetohej për çështje të tilla si “garderoba e gruas”, por duhet të hetohej për dosjen 5D dhe inceneratorët, që lidhen me vjedhje të mundshme të shumta të parave të qytetarëve.

Xhaferri gjithashtu kërkoi që drejtësia të shkojë më tej me hetimet ndaj Veliajt, duke theksuar se duhet të shkojë deri në fund në trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me abuzime të mundshme. Ai përmendi se në rastin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ishin shkelur procedurat dhe se PD ka ndihmuar SPAK-un në hetimet e tij. Në të njëjtën kohë, Xhaferri tha se ata do të vazhdojnë të denoncojnë dhe të mbështesin SPAK-un në detyrën e tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related