Aksion si në filma, banda e “skifterëve” braktisin makinën dhe i arratisen Policisë, përfundon në pranga një shqiptar

Data

Pjestarë të një bande, të dyshuar për vjedhje kanë tentuar t’i arratisen policisë italiane këtë të martë.

Mes tyre një shqiptarë që u kap nga efektivët. Ai mbrëmjen e djeshme (3 dhjetor), kishte marrë pjesë në një seri vjedhjesh të disa shtëpive në Cassinate, në zonën midis San Vittore del Lazio dhe Rocca d’Evandro

Aksioni u krye nga efektivët e nënseksionit A1 të Policisë Rrugore. Sipas medieve italiane, bashkëpunëtorët e të arrestuarit arritën që të arratiseshin.

Grupi lëvizte me një mjet “Opel Mokka”, të cilin e braktisën gjatë ndjekjes policore. Nuk dihet numri i personave që ishin brenda, pasi vetëm shqiptari u arrestua.

Kanë qenë qytetarët ata që kanë denoncuar rastin. Shqiptari ndodhet në paraburgim, teksa pritet që hetimet të identifikojnë edhe bashkëpunëtorët e tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related