Pesë eurodeputetë marrin pjesë në protestën e 30-të në Tiranë

Data

Protesta e 30-të radhazi kundër qeverisë po zhvillohet mbrëmjen e së hënës në Tiranë, ku qytetarët u grumbulluan në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt godinës së Kryeministrisë.

Sipas raportimeve në media, në tubim janë të pranishëm edhe pesë eurodeputetë, të cilët kanë mbërritur në Shqipëri nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. Emrat e tyre janë:

  • Tineke Strik
  • Daniel Freund
  • Cristina Guarda
  • Jutta Paulus
  • Anna Strolenberg

Sipas të njëjtave raportime, eurodeputetët vijnë nga Gjermania, Holanda dhe Italia.

Gjatë marshimit, protestuesit u bënë thirrje qytetarëve të pranishëm në zonën e “Fan Zone” t’u bashkoheshin protestës. Ndërkohë, organizatorët kanë ngritur një podium përpara godinës së Kryeministrisë, ku pritet të mbahen fjalime nga pjesëmarrësit.

Mësohet gjithashtu se gjatë ditës janë zhvilluar takime koordinuese mes organizatorëve të protestës, ndërsa studentët kanë paralajmëruar paraqitjen e një pankarte simbolike gjatë mbrëmjes.

Protesta zhvillohet një ditë pasi Policia e Tiranës njoftoi procedimin penal të 31 personave në lidhje me tubimin e një dite më parë, me akuza që lidhen me organizimin dhe pjesëmarrjen në grumbullime të paligjshme, prishjen e rendit publik dhe pengimin e qarkullimit rrugor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related