Çështja Beleri/ Gjermania ‘shuplakë’ Mitsotakis: Kërcënimet greke ndaj Shqipërisë, fjalë boshe…

Data

Kërcënimet e Greqisë për të penguar hyrjen e Shqipërisë në BE thekson gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” janë fjalë boshe.

Kryeministri shqiptar Edi Rama thekson kjo gazete gjermane di shumë mirë se “e ashtuquajtura  perspektivë BE ” nuk është më asgjë më shumë se një iluzion.

“Kjo është arsyeja pse kërcënimi për të penguar një proces që nuk ka përparuar prej vitesh vështirë se do ta trembë kryeministrin e Shqipërisë.”

Ndërkaq gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” komenton vendosjen nga Mitsotakis te Fredi Beleri si kandidat për eurodeputet në listën Demokracisë së Re.

Sipas analisteve gemanë kryeministri grek ka dy synime me përzgjedhjen e Belerit. Së pari, Athina dëshiron qe të tërheqë sa më shumë vëmendjen e Brukselit për këtë çështje.

“Zgjedhja e Belerit duhet t’u bëjë të qartë burokrateve në BE se shkelja e shtetit ligjor në Shqipëri është një çështje panevropiane. Deri më tani kancelari gjerman Olaf Scholz dhe zyrtarët e Brukselit e kanë konsideruar çështjen e Blerit një çështje dypalëshe. Ndryshe  mendon kryeministri grek pasi për të çështja ka të bëjë me mënyrën se si Shqipëria i trajton pakicat etnike, se si funksionon drejtësia Shqiptare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related