Nis marshimi i protestës së 30-të drejt Kryeministrisë, qytetarët përsërisin kërkesat e tyre

Data

Ka nisur marshimi i protestës së 30-të radhazi në Tiranë, ndërsa qytetarët, të mbledhur fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, janë drejtuar drejt godinës së Kryeministrisë.

Protesta shënon një muaj mobilizim të përditshëm, ku pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në qeverisjen e vendit.

Sipas organizatorëve, pas mbërritjes përpara Kryeministrisë do të mbahen fjalime publike, ndërsa më pas marshimi pritet të vijojë në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe kanë bërë të ditur kërkesat kryesore të lëvizjes, të cilat përfshijnë:

  • Dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë.
  • Krijimin e një qeverie teknike tranzitore me mandat 12-mujor.
  • Ndryshime kushtetuese dhe ligjore, përfshirë reformimin e Kodit Zgjedhor, ligjit për financimin e partive politike dhe kufizimin e mandateve të kryeministrit.
  • Shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për trashëgiminë kulturore, Paketën e Maleve dhe kuadrin ligjor për investimet strategjike.
  • Hartimin e një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, pas një procesi konsultimi me ekspertë, intelektualë dhe qytetarë.

Organizatorët kanë theksuar se protestat do të vijojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related